Home Aktuale Bujanoc: Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” solemnisht pranuan...

Bujanoc: Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” solemnisht pranuan diplomat

1605
0
SHARE

Në mënyrë solemne maturantët e shkollës  së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc,  sot kanë marrë diplomat e tyre.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në mënyrë solemne sot  është bërë ndarja e diplomave për 251 maturantë të shkallës së katërt dhe 38 maturantë   me tre shkallë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 Me këtë rast diplomat janë ndarë nga drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu  dhe nga  kujdestarët e klasave të profileve  të ndryshme. Derisa  në këtë ceremoni janë ndarë edhe mirënjohje për nxënësit e dalluar.

Ndërsa maturantët i shprehën ndjenjat e tyre, madje duke thënë se kanë ndjenja të përizera ngase  se po ndahen nga shokët dhe profesorët e tyre nga të cilët morën dijen.

 Ata u shprehen se do ti vazhdojnë studimet e tyre në vende të ndryshme si në Prishtinë, Tetovë, Tiranë madje disa prej tyre edhe në SHBA.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

   Me këtë rast  Drejtori i shkollës së mesme Zejni Fejzullahu duke i uruar maturantëve  suksese për  regjistrim nw  fakultete , ai tha se të gjitha maturantët e kanë mbaruar shkollën e mesme me suksese të shumë të mira.

 Sot diplomat i kanë marrë maturantët nga drejtimi gjimnaz i përgjithshëm, të mjekësisë, të ekonomisë, të makinerisë, të drejtimit të elektro teknikës dhe nxënësit me shkallë të tretë të drejtimit të tregtisë thekoi . Drejtori i shkollës së mesme Zejni Fejzullahu

 Ndërkaq ky ishte viti i dytë që në shkollën e mesme Sezai Surroi në Bujanoc ndarja e diplomave bëhet  në mënyrë solemne./Lugina Press/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA