Home MAGAZINA Tarabuka Bend vjen me këngën “Summer” (Video)

Tarabuka Bend vjen me këngën “Summer” (Video)

218
0
SHARE

Kënga tashmë është lansuar në Youtube dhe nëpër Televizione dhe Radio staciono, këngë e punuar për sezonin veror. Arbresh Salihu, pjesë e grupit ka thënë për KultPlus se shpreson që të gjithë do të mund ta gjejnë veten në këtë këngë

Suzana Berisha

Me muzike kanë filluar të merren para shumë viteve, por ideja e tyre ishte që të formonin një grup. Treshja e djemve donin që të realizonin një bend me tarabuka dhe si rezultat i dëshirës së tyre ata sot kanë të formuar grupin e tyre Tarabuka Band dhe Dj Star, grup ky që performojnë muzikë orientale. Ata thanë se për të realizuar ëndrrën e tyre u deshën disa vite, deri tek ajo që kanë arritur.
Grupi Tarabuka Band përbehet nga 3 anëtarë,me tarabuk Ener Gashi dhe Ardit Uruqi ndërsa Dj Arbresh Salihu. Tarabuka Bend edhe pse që një kohë të gjatë të përkushtuar në fushën e muzikës, ata kanë të realizuar dy instrumentale, ku njërin edhe e kanë vizuelizuar. Sipas tyre janë shumë të kënaqur me gjithë punën e tyre, pasi që publiku i do dhe i kërkon instrumentalet e tyre.
Anëtari i këtij grupi, Arbresh Salihu për KultPlus tha se për projektet e tyre ata kanë bashkëpunuar me shumë persona adekuatë të muzikës orientale.
“Bashkëpunëtoret tanë janë te shumte sa i përket mënyrës se realizimit të instrumentaleve ku ka rezultuar edhe bashkëpunimi ynë i fundit, e që jem te kënaqur me realizim”, ka thënë Salihu, i cili ka përmendur Agim Kita dhe Miri Nushi që kanë punuar në realizimin e Instrumentalit Summer, pastaj Bigg Image për Spotin e fundit dhe Video Art Gjilan.

Kënga tashmë është lansuar në Youtube dhe nëpër Televizione dhe Radio staciono, këngë e punuar për sezonin veror , ku sipas tij, ai shpreson që të gjithë do të mund ta gjejnë veten. Instrumentali “Sammer” është një përzierje mes muzikës latine me tarabuka. Arbresh Salihu, premtoi që gjatë kësaj kohë grupi Tarabuka Bend do të realizoj edhe shumë klipe të tjera pasi që sipas tij instrumentalet tashmë veçse i kanë të realizuara.

I pyetur se a do të kemi ndonjë bashkëpunim në mes të Tarabuka Bendit dhe ndonjë këngëtareje apo këngëtari ai tha se, njëherë për një herë nuk e kanë menduar një gjë të tillë, për faktin se ata duan që të kenë një bashkëpunim të frytshëm e jo vetëm sa për t’i shtuar youtubes edhe një melodi tjetër.
“Muzikën aq sa e kemi hobi na u është shndërruar edhe në profesion, pasi që ngado që shkojmë jemi të rrethuar me muzikë, bisedojmë për muzikë dhe e duam shumë muzikën. Për këtë arsye nuk mund ta ndajmë më nga jeta jonë”, përfundoi Salihu./luginapress/