Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me krytarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefiin e kabinetit të kryetarit Arbër Pajaziti.
Në këtë takim i cili u zhvillua në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi u bisedua për situatën politke dhe ate të sigurisë në komunën e Bujanocit.
Me këtë rast njeriu i parë i komunës së Bujanocit Nagip Arifi e informoi shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton për situatën politike dhe ate të sigurisë në Bujanoc.
Takimet e shpeshta që bëjnë përfaqësusit e e zyrës së OSBE-së me krytarin Arifi, tregojnë bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Bujanocit me institucionet ndërkombëtare siç është zyra e OSBE-së në Bujanoc./Lugina Press/






