Gazeta britanike Standard botoi një histori tronditëse të 21-vjeçare Lejla Damon, vajzës që ka lindur në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nëna e saj u përdhunua nga ushtarët serbë në një kamp përqendrimi.
Gazetarët britanikë që e kanë xhiruar nënën tek lindte në Sarajevë, thonë se ajo donte ta vriste vajzën e saj. Këta gazetarë, Sian dhe Dan Damon, e adoptuan vajzën Lejla që kishte vetëm nëntë ditë që kishte lindur. E dërguan në Londër, ku tash vajzë është në maturi, transmeton Telegrafi.
Lejla tha se ajo çfarë i kishte ndodhur nënës së saj, duhet të tërheq vëmendjen për viktimat e dhunimit.
“Ajo absolutisht më ka urryer kur kam lindur. Mendonte se jam e ligë, se jam foshnje çetnike dhe se do të bëhem si mashkulli që e ka dhunuar. Nuk donte asnjë lidhje me mua”, thotë ajo.
Pastaj, prindërit e saj që e adoptuan, i treguan pamjet e nënës së saj në spital.
“Në një video tha se nuk mundte të më mbante tek qaja, se donte të më ngufaste. Ajo urrejtje për mua dhe fëmijët tjerë që kanë lindur nga dhunimi është e shpeshtë. Hidhërimi dhe zemërimi që lind është shumë i fortë dhe për këtë arsye fëmijët që janë viktima të luftës vështirë pranohen në shoqëri”, thotë Lejla.
Kjo vajzë e re është duke punuar në organizatën bamirëse “Lufta e fëmijëve” dhe për përvojën e saj ka folur në një konferencë për dhunën seksuale në luftë.
Nëna e Lejlas është gjetur dhe 21 vjeçarja mendon ta takojë.
“Për mua nuk të jetë një problem që ta njoh. Nuk jam e hidhëruar, as e urrej”, thotë Lejla.






