Home LAJME Plaçkitje me armë në pompën e benzinës Modeli Petrol në rrugën Viti-Kllokot

Plaçkitje me armë në pompën e benzinës Modeli Petrol në rrugën Viti-Kllokot

729
0
SHARE

Sonte rreth orës 19:30, ka ndodhur një plaçkitje me armë zjarri në pompën e benzinës “Modeli Petrol” që gjendet në rrugën Viti-Kllokot.

Burime të VitiaLive bëjnë të ditur se kjo plaçkitje ka ndodhur nga persona të maskuar të cilët kanë hyre me forcë në objektin në fjalë, duke plagosur edhe njërin nga punëtoret e kësaj pompe V.A. që ishte në orar të punës dhe i cili është dërguar për të marr ndihmen e parë në spitalin regjional në Gjilan.

Plaçkitësit kanë marr me vete parat që ishin në arkë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Rastin e ka konfirmuar për VitiaLive pronari i pompës “Modeli Petrol”, ndërkohë jemi duke provuar që të marrim edhe versionin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë rast.