Robert Lewandowski e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Signal Iduna Park. Ai i ka thënë lamtumirë Borussia Dortmundit, derisa është nderuar nga drejtuesit dhe tifozët e klubit. Sulmuesi polak, nga sezoni i ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munichut.
Përballja ndërmjetBorussia Dortmundit dhe Hoffenheimit (3:2), ka qenë ndeshje e fundit për Robert Lewandowskin në Signal Iduna Park.
Sulmuesi polak i ka thënë lamtumirë Borussia Dortmundit, derisa është nderuar nga drejtuesit dhe tifozët e klubit.
Lewandowski ishte transferuar në Dortmund në vitin 2012 nga skuadra polake, Lech Posen. Ai me ekipin gjerman ka zhvilluar 130 ndeshje, derisa ka realizuar 72 gola.
Reprezentuesi i Polonisë nga sezoni i ardhshëm do të luaj me Bayern Munichun, me të cilën skuadër kishte arritur marrëveshje në fillim të këtij viti.








