Home LAJME Ky është rrëfimi i Behramit për përleshjen me Djouroun

Ky është rrëfimi i Behramit për përleshjen me Djouroun

821
0
SHARE

Valon Behrami ka dhënë versionin e vetë për përleshjen me shokun e skuadrës, Johan Djouroun gjatë pauzës në ndeshjen mes Hamburgut dhe Wolfsburgut.

Valon Behrami dhe Johan Djouroun ishin përplasur javën e kaluar në zhveshtore gjatë pauzës në ndeshjen mes Hamburgut dhe Wolfsburgut.

Pas këtij incidenti, reprezentuesi i Zvicrës i ka dhënë versionin e vetë për përleshjen me shokun e skuadrës gazetarit të Sky Sports, Gianluca di Marzio, shkruan Gazeta Express.

“Me Djurun kemi diskutuar për një taktikë të lojës rreth të cilës ne kishim ide të ndryshme, dhe ne pas kësaj skene ne pësuam gol (0:1), dhe normal që mundi na shkoi huq”, ka deklaruar Behrami raporton Bild.

“Ne qëndronim përballë njëri tjetrit, por ne nuk jemi rrahur, dyshemeja në zhvshore ka qenë e rrëshqitshme dhe kam rrëshqitur vetë. Ai nuk ka bërë asgjë. Nuk ka pasur rrahe, përndryshe sot mund të shihen edhe shenjtat”, shtoi ai.

Behrami gjatë verës nga Napoli ishte transferuar në Hamburg. Por, si duhet ylli kosovar i ka rënë pishman për zgjedhjen që ka bërë.

“Nëse ne do të na shpëtojë, kjo do të ishte një kënaqësi shumë e madhe. Por, pavarësisht nga çdo gjë: Hamburg mbetet një përvojë negative për mua “, përfunduar kosovari.