Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës sot u përkujtua 13 vjetori i fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe shpalljes së zonës së lirë në luftën e vitit 2001 në këtë zonë të Karadakut të Kumanovës.
Në manifestimin përkujtimor me rastin e këtij përvjetorit të 2 majit kanë marrë pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, familje të dëshmorëve dhe invalidët e luftës, qytetarë të ardhur nga të gjitha trevat si dhe përfaqësues shqiptarë të institucioneve të Maqedonisë dhe komunave shqiptare.
Fillimisht u përkujtuan të gjithë ata që ranë dhe u flijuan për çështjen kombëtare dhe në luftën e 2001 me emblemën e UÇK-së.
Në tubim u tha se ne do të jemi krenar pë r ata që u flijuan dhe duhet ndjekur rrugën e tyre si dhe nuk duhet haruar amaneti i tyre.
Manifestimin e bënë edhe më madhështor me poezit dhe këngët kushtuar dëshmorëve të lirisë.Ndërkohë nga të gjithë të pranishmit u bënë homazhe tek varret e dëshmorëve në Sllupçan. /LuginaPress/










