Home Aktuale Ndodhë vetëm në Kosovë: Autobusët e postës zvicerane, nga Prishtina “udhëtojnë” për...

Ndodhë vetëm në Kosovë: Autobusët e postës zvicerane, nga Prishtina “udhëtojnë” për në Baden!

695
0
SHARE

Një rast interesant është vënë re nga qytetari kosovaro-zviceran, B.M., i cili derisa ishte për vizitë familjare në Kosovë kishte parë një autobus të postës zvicerane me tabela të Kosovës duke lëvizur nëpër Prishtinë. Por, mbishkrimi në xhamin e përparmë kishte drejtimin Baden via Stetten, vende këto në kantonin Aargau në Zvicër.

“Në Kosovë kam parë shumë makina të postës zvicerane me tabela të Kosovës, por asnjëherë nuk kam parë që ato `të udhëtojnë` në drejtim të Badenit”, ka thënë kosovari për gazetën Blick, i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksi.

Çdo vit braktisën nga 100 vetura nga Posta e Zvicrës. Këtë e di edhe Urs Bloch, zëdhënës i njësisë së Autobusëve të Postës Zvicerane.

Autobusët e verdhë janë tashmë jo diçka e rrallë të shihen jashtë Zvicrës.

“Mesatarja e jetëgjatësisë së veturave të Postës zgjatë 12 vjet”, thotë Bloch. “Pastaj shiten në drejtim të Evropës lindore, juglindore apo edhe për në Itali”.

Në rrethana normale mbishkrimet që tregojnë drejtimet nga shkojnë autobusët, hiqen ose ndryshohen nga blerësit.

Blick raporton se autobusë të verdhë me logon e postës zvicerane lëvizin edhe në Maqedoni, në qytetin e Tetovës. /albinfo/