Profesoresha Leonora Memeti me shumicë votash ka siguruar sot mendimin pozitiv nga ana e këshillit të arsimtarëve në shkollën fillore “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc për të udhëhequr këtë institucion arsimor.
Votimi i sotëm është bërë duke u bazuar në konkursin e shpallur në gazetën javore “Posllovi”, për drejtor të shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnocc, ngase drejtori i tashëm Vahidin Iseni pas disa muajve do të shkoj në pension.
Në votim kanë marrë pjesë 74 punëtorë nga 78 sa ka kjo shkollë pasi 4 prej tyre kanë munguar për shkaqe të arsyeshme. Ndërkaq nga 74 vota, prej tyre 58 ishin pro, ndërsa 16 kundër.
Më këtë rast Leonora Memeti i është mirënjohëse punëtorëve të shkollës për besimin që kanë dhënë ndaj saj.
Leonora Mehmeti është e lindur më 19.02.1979. Profesoreshë e mësimit klasorë, e diplomuar që nga viti 2004 në Prishtinë, me 17 vite përvojë pune në procesin edukativo arsimorë.Jeton në Tërrnoc dhe është nënë e tre fëmijëve
Dhënja e mendimit nga ana e punëtorëve të shkollës është hapi i parë, duke patur parasysh dhënien e mendimit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës e vendimin përfundimtar e jep Ministria e Arsimit./Lugina Press/









