Nexhmedin Saqipi nē një postim në facebook ka përkujtuar prindin e tij Mulla Zejnullah Saqipi(Mulla Xunën) duke thënë se falë veprimtarisë, fisnikërisë e bujarisë ka arritur të trashëgoj profesionin e tij dhe të jetë në mesin e hoxhallarëve.
Nexhmedin Saqipi është imam në xhaminë e re në Tërnoc, për disa vite rradhazi ka qenë kryetar i KBI në Bujanoc, themelues i BIPBM-së në vitin 2003,një kohë ishte zavendës Reis e së fundmi zgjidhet Reisul-l- Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.
Postimi i plotë i tij:
Në kujtim të prindit tim Mulla Zejnullah ef. Saqipit( Mulla Xunës), duke i falënderuar veprimtarisë së tij, bujarisë, fisnikërisë dhe mirësisë, kam arritur falë autoritetit të tij, të radhitem në mesin e hoxhallarëve të Luginës, haxhilerëve dhe besimtarëve në përgjithësi, të cilët në saje të prindit tim, më kanë mbështetur në rrugëtimin për realizimin e të drejtave fetare, qytetare dhe kombëtare. Le të jetë ky një kujtim i mirë për të gjithë baballarët e tanë, që na lanë Amanet, ta vazhdojmë misionin e tyre, deri në realizimin e kërkesave shekullore. Respekt!
(Foto gjatë vitit 1996)







