Një shpërthim i madh ka ndodhur në KEK, te kazanat e Kosovës A. Burime të Express thonë se ka disa të plagosur dhe mund të ketë edhe të vdekur.
Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Gazeta Express nuk ka arritur ende ta konfirmojë zyrtarisht këtë lajm, pasi që zyrtarët e kësaj korporate nuk janë të qasshëm pëtr gazetarët.
Policia, ndërkaq, i tha Expressit se “janë në dijeni të një shpërthimi”, por që nuk dinë asgjë më tepër.






