Home Aktuale Sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc nderon veprën e arsimtarit Xhemail Salihi...

Sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc nderon veprën e arsimtarit Xhemail Salihi – Xhemi

1721
0
SHARE

 Drejtoria e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc,sot  ka përkujtuar  dhe nderuar  veprën e arsimtarit  Xhemail Salihi-Xhemi i cili ndërroi jetë të hënën më 2 maj në ditën e Fitër Bajramit.

Shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, në krye me  drejtorin e saj Vahidin Iseni sot  ka përkujtuar dhe nderuar veprën e arsimtarit Xhemail Salihi i njohur si Arsimtar Xhemi i cili me dekada ka punuar në këtë institucion arsimorë.

Në përkujtimin e veprës ishin dhe rrethi i ngusht familjar i arsimtar Xhemit.

Me këtë rast pas vendosjes së kurorës, drejtori i shkollës Vahidin Iseni i’u drejtua familjarëve e në veçanti vajzave të tij duke i thënë se duhet të jeni krenare dhe të mburreni me  babin tuaj që e keni patur.

” Kishte sjellje të mira si me të gjithë punëtorët e shkollës po ashtu me të gjithë nxënësit , por kishte dhe një pendantëri që duhet  të ketë një punëtorë arsimi. Kishte një zemër të mirë dhe kjo u dëshmua edhe me kalimin e tij në amshim në një ditë të madhe, ditën e fitër Bajramit” u shpreh mes tjerash drejtori Vahdin Iseni.

Me këtë rast po ashu u bë një lutje e përbashkët që  i madhi  Zot të merrë në mëshirën e tij dhe të e shpërblen me Xhenet.

Vlenë të përmendet se i ndjerit iu nda mirënjohje nga Këshilli Organizativ me Rastin e Përvjetorit të Mobilizimit të Dhundhëm

Kush ishte  Xhemail Salihi – Xhemi?

Lindi më 14 janar të vitit 1944 në një familje të madhe e të ndershme. Shkollën fillore e mbaroi në Tërnoc. Gjimnazin e mbaroi në Kamenicë, kurse shkollën e lartë në Shkup. Pas mbarimit të shkollimit u punësua si arsimtarë historie – gjeografie në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, pikërisht në vitin 1971 ku punoi deri në pensionim, në vitin 2009. Ai kaloi 38 vite me ditar në dorë.

Personalitetin e tij e karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi në punë dhe virtytet tjera që e pëcjellën gjatë tërë jetës.

Gjatë karrierës së tij nxorri shumë gjenerata të cilat më vonë u shndërruan në ekspertë të lëmive të ndryshme.

Mësuesi Xhemi ishte i nderuar nga të gjithë. Ishte i urtë i dashur për të gjithë. Ai u nda vetëm fizikisht (02.05.2022), sepse do të mbetet gjithmonë në mesin tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Allahu të shpërbleft me Xhenet, Allahu të shpërbleft me Xhenet, prindi, gjyshi, vjehrri, dhe mësuesi jonë!

(Biografia, marrë nga profili i familjarëve të të ndjerit)