Për Naser Xheladinin sot ishte dita e përshëndetjes dhe e ndarjes nga kolektivi i shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc e veçmas nga adiministrata.
Me lotë në sy ai u largua nga kolektivi për të shkuar në pension, duke kujtuar kohën që kishte kaluar në këtë institucion arsimorë.
Në rrespekt të shkuarjes së tij në pension drejtori i shkollës fillore” Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni, në ditën e shkollës i ndau mirënjohje për kontributin e tij.
Ndërkaq sot në ditën e fundit drejtori i uroi shëndet në rradhë të parë e jetë të gjatë që të e gëzoj pensionin.
Naser Xheladini punoi rreth dy dekada si kontabilist në shkollën fillore” Muharrem Kadriu në Tërnoc./Lugina Press/








