Bujanoc 17 shkurt- Në selinë e Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc sot janë thyer xhamat dhe është dëmtuar një pjesë e inventarit.
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqiprim Musliu ka thënë se për ne kjo është shqetuese ngase pikërisht sot në 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, këtu në Bujanoc është dëmtuar figura e Junuz Musliut.
Sulmi ndaj LPD-së është një dëshmi e qartë se ne kemi diçka dhe mbrojmë vlerat në këtë vend, dhe pëcjell një kërcënim ndaj subjektit tonë ka thënë Musliu.
Ky është kërcnim “E vetmja rrugë e nderit është rruga e qëndresës dhe organizimit”ka thënë në një postim në facebook ai.
Ndërkoh Shqipërim Musliu ka përcjellur një apel për militanët e LPD-së dhe tek të gjithë qyetetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë.
Ndërkaq po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalur organet e rendit të cilët kanë marrë shënimet dhe kanë bërë xhirimet.
Musiu po ashtu ka kërkuar nga organet kompetente që ta zbardhin këtë rast. /Lugina Press/







