Në të gjitha shkollat fillore në Serbi semimaturantët për tre ditë rradhazi iu kanë nënshtruar provimit pranues për regjitrim në shkollë të mesme.
Fillmisht ata iu kanë nënshtruar provimit në lëndën e gjuhës amëtare, pastaj të matematikës , ndërkaq sot në ditën e tretë iu kanë nënshtruar testit të kombinuar.
Në serbi provimit të maturës iu kanë nënshtruar 68.000 semimaturantë në 1.247 shkolla.
Shkollat fillore në Bujanoc e Preshevë pas përfundimit të çdo provimi testet i kanë dërguar në Vranjë.
Në shkollat fillore në komunën e Buajnocit sipas informacionve gjithçka është zhvilluar sipas planit .
Në fokus të Lugina Press ishte shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, me çrast 48 semimaturantë iu kanë nënshtruar provimit përfundimtar.
Drejtori i kësaj shkolle Vahidin Iseni është shprehur i kënaqur me organizimin dhe ecurinë e provimit gjatë tre ditëve rradhazi. Iseni me këtë rast 48 semimaturantëve që iu nënshtruan provimit i ka uruar suksese për vazhdimin e shkollimit të mesëm aty ku kanë dëshirë.
Ndërkaq të dielën më 27 qershor, nxënësit mund të shohin rezultatet në webfaqen “Shkolla ime e mesme” (Moja srednja škola) ./Lugina Press/







