Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur sot akademi përkujtimore kushtuar Ridvan Qazimit-komandant Lleshi.
Në akademi kanë marrë pjesë familjarë, ish-bashkëluftëtarë të Ridvan Qazimit, përfaqësues institucional e politik të luginës dhe qytetar të tjerë.
Në akademinë kushtuar Ridvan Qazimit-komandant Lleshit u ngrit lartë jeta dhe vepra e tij.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se njeriu nga njëher ndjenë vogëlsi dhe krenari kur dua të flasë për komandant Lleshin.Duket se edhe pas 16 viteve i kemi të freskëta kujtimet për njeriun që i dhuroi vendit të tij theksoi Kamberi.
Selami Shahini nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc foli për rolin e luftëtarëve që kanë dhënë për lirinë kombëtare e në veçanti edhe për komandant Lleshin.
Fjalën e rastit e mori dhe Jonuz Musli, kryetar i KKSH-së
Akademia përkujtimorë është përcjellë me aktivitet kulturoro artistik nga ansambli Shota nga Kosova.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë bërë Homazhe tek Lapidari i Ridvan Qazimit e Besim Faikut duke vënë dhe kurora lulesh.
Ndërkaq me akademinë përkujtimore ka përfunduar manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” që është zhvilluar me aktivitete të ndryshme për tre ditë rradhazi./Lugina Press/









