Sot më 5 prill mbushen 7 vjet kur në Kumanovë ndërroi jetë intelektuali, humanisti, atëdhetari, vetereani i arsimit shqip i rrethit të Komanovës Aqif Ajdini.
Aqif Ajdini u lind më 30 prill të vitit 1951 në fshatin Runicë të Kumanovës. Katër vitet e para të shkollës fillore i kreu në fshatin Runicë, ndërkohë klasët tjera i vazhdoi në fshatin Sllupçan. Më pas ka vazhduar shkollën e mesme teologjike, medresen e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ndërsa shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Gjakovë.
I ndjeri punoi si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Mirëpo etja e tij për gjuhën dhe letërsinë shqipe nuk pushoi së ndaluri. Ai pas një dekade pune e regjistroi edhe Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,të cilën e kreu me sukses të lartë në Prishtinë.
Për 34 vite punë rradhazi në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Koumanovë edukoi dhe përcolli shumë gjenerata nxënësish, të cilët shumë i deshti,punoi dhe veproi pa ndërprerë dhe çdo herë ishte i rregullt në procesin edukativo arsimorë.
Ai çdo herë ishte i ngrohtë,i butë,i sjellshëm si më koleg me shokë dhe miq. Në cdo vend ku ishte reflektonte me njerëzi dhe humanitet.
Humaniteti i tij u tregua edhe gjatë udhëheqjes së Organizatës Humanitare “El – Hilal”, dega në Kumanovë,gjatë së cilës ishte edhe kryetar.
Ndërkohë i ndjeri me humanitetin e tij nuk pushoi as gjëtë luftyës sëUÇK-së në Kosovë, kur popullata shqiptare dëbohej nga vatrat e tyre nga forcat serbe i ndjeri në çdo moment ishte afër pupullatës së dëbuar e cila gjente strehim në familjet shqiptare në Maqedoni.
Me humanitetit e tij e tregoi edhe me pupullatën shqiptare gjatë luftës në Maqedoni ai ishte aty ku e kërkonte nevoja.
Me trimërinë dhe guximin e tij Aqfin Ajdini thente shum kalonte shumë pengesa të ushtrisë dhe policisë maqedonase për ti ofruar çfarë kishte nevojë ushtria e atëhershme shqiptare në Maqedoni(UÇK).
Ai ishte edhe lektor i disa librave në gjuhën shqipe.Ndërkohë pas një sëmundje të rëndë Aqif Ajdini ndërroi jetë më 5 prill të vitit 2007./Lugina Press/






