Home Aktuale F. TURI/Punë të vogla, por me dashuri të madhe

F. TURI/Punë të vogla, por me dashuri të madhe

1471
0
SHARE

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, këto janë fjalët që na ka lënë e madhja Nënë Tereza për vullnetarizmin.

Në këto rrethana, këto fjalë i përshtaten më së miri disa të rinjve nga fshati Turi, të cilët prej disa ditësh kanë nis një aksion për pastrimin e rrugëve të fshatit të tyre, grumbullimin e mbeturinave si dhe lyerjen e trafostacionit elektrik.

Turia, është një fshat karakteristik i vogel, në rrëzë të malit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Bujanocit.

Me të drejt para disa vitesh në një reportazh e kam quajtur: “TURIA, e vogël si qershia, por e ëmbël si ajo”.

Vlen të theksohet se aksione të tilla vullnetarizmi janë ndërmarrë dhe më parë dhe nuk vijnë si pasojë e situatës së jashtëzakonshme të COVID19.

I shpreh mirënjohje secilit nga këta të rinj dhe faleminderit