Home Aktuale Më 20 maj fillon regjistrimi i fëmijëve parashkollorë në entin”Gëzimi Ynë”

Më 20 maj fillon regjistrimi i fëmijëve parashkollorë në entin”Gëzimi Ynë”

375
0
SHARE

Më 20 maj fillon regjistrimi i fëmijëve parashkollorë”Gëzimi Ynë” në Bujanoc, për vitin 2022/23

Enti i fëmijëve parashkollorë “Gëzimi Ynë” njofton prindërit se më 20 maj fillon regjistrimi i fëmijëve në programin përgaditorë parashkollorë të punës për vitin 2022/2023.

Në këtë vit shkollorë 2022/2023 programi është i obliguar për fëmijët e lindur prej 01.03.2016 deri më 01.03.2017,ka njoftuar Kordinatorja e çerdhes për çerdhet në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit-Azize Iseni.

Ndërkaq dokumetet e nevojshme për regjistrim janë këto:

1.Plotësimi i kërkesës për regjistrimin e fëmijëve( Këresa merret nga edukatorja ose pedegogeja);
2.Çertifikatën e lindjes;
3.Vërtetimin shëndetësorë nga mjeku pediatër.

Regjistrimi bëhet nga 20 maj 2022 deri më 20 qershorë 2022.

Ndërsa për grupin e mesëm në Institucion ,,Gëzimi ynë,,Tërnoc regjistrimi i fëmijëve bëhet prej kësaj moshe: mbi 3 vjet e gjysmë deri 5 vjet ka thënë mes tjerash Kordinatorja e çerdhes për çerdhet në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit-Azize Iseni.