“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, këto janë fjalët që na ka lënë e madhja Nënë Tereza për vullnetarizmin.
Në këto rrethana, këto fjalë i përshtaten më së miri disa të rinjve nga fshati Turi, të cilët prej disa ditësh kanë nis një aksion për pastrimin e rrugëve të fshatit të tyre, grumbullimin e mbeturinave si dhe lyerjen e trafostacionit elektrik.
Turia, është një fshat karakteristik i vogel, në rrëzë të malit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Bujanocit.
Me të drejt para disa vitesh në një reportazh e kam quajtur: “TURIA, e vogël si qershia, por e ëmbël si ajo”.
Vlen të theksohet se aksione të tilla vullnetarizmi janë ndërmarrë dhe më parë dhe nuk vijnë si pasojë e situatës së jashtëzakonshme të COVID19.
I shpreh mirënjohje secilit nga këta të rinj dhe faleminderit










