Xhemati i Xhamisë”Bashkimi” në Büsserach nga kantoni i Solloturnit të Zvicrës ka tubuar një shum të konsiderueshme te mjeteve materiale për ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit.
Pas publikimit të iniciativës për tubimin e mjeteve materiale nga mërgimtarët e Maltërnocit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc të Bujanocit, nuk ka munguar dëshira për të ndihmuar edhe nga mërgimtarët tjerë.
Të menjhershëm për të kontribuar në ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc kanë qenë xhemati i xhamisë “Bashkimi”në Büsserach nga kantoni i Solloturnit të Zvicrës.
Në këtë xhami përveç dy vëllezërve nga Maltërnoci Qemal e Muharrem Fejzullahu xhemati tjetër në numër më të madhë janë nga Kosova, Presheva, Maqedonia.
Të parët të cilët iu bashkuan iniciativës për të kontribuar në ndërtimin e xhamisë ishin bashkombasit nga fshati Geraj e me pas nga fshati Corroticë.
Ndërkaq vlenë të theksohet se në projekt ndihmuan edhe xhematë nga Maqedonia dhe Kosova.
Ndërkaq këshilli inicues i xhematit të Maltërnocit në Zvicër falënderon donatorët në fjalë duke lutur Allahun ti shpërblej me të mira në këtë dhe botën tjetër.
Xhamia “Bashkimi” në Büsserach nga kantoni i Solloturnit të Zvicrrës tubon në vetë xhematë nga trojet e ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.Ndërkaq jo rastëisht mbanë këtë emër ngase bashkon shqiptarët në Zvicër.
Xhamia “Bashkimi” çdo herë kur e kërkon nevoja bashkon forcat për ti ndalë në ndihmë trojeve të tyre aty ku e kërkon nevoja./Lugina Press/






