Home Aktuale Vizita e presidentit Nishani në Bujanoc e Preshevë ngjall shpresa...

Vizita e presidentit Nishani në Bujanoc e Preshevë ngjall shpresa tek qytetarët e kësaj ane

1103
0
SHARE

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Bujanoc dhe Preshevë , ka ngjallur një shpresë  tek  banorët  e Luginës së Preshevës.

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi  fillimisht në Bujanoc  e ndërkohë edhe në Preshevë  do të qëndrojë presidenti i republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Presidenti Nishani Bujanocin dhe Preshevën  do të vizitoj më 7 mars  në ditën e  mësuesit.

Vizia e Presidentit Nishani ka ngjallur  shpresa të mëdha tek banorët e kësaj ane të cilët  po jetojnë në kushte të  vështira  ekonomike  dhe në   diskriminim të vazhdueshëm.

Lajmi  për vizitën e Presidentit  Nishani i ka gëzuar tej mase banorët e këtushëm,  sipas tyre kjo është një domethënie e mirë ngase pas sa viteve Lugina po vizitohet  nga një president shqiptar, president  i një shteti kah   i cili të gjithë i kanë sytë të drejtuar.

Për Muharrem Xhemailin veteran i arsimit në Luginë,  i njohur si mësus Lemi, prezenca e presidentit Nishani  është një vizitë historike e cila duhet vlerësohet dhe rrespketuar nga të gjithë. Jemi mirënjohës  që pas shum  viteve një president shqiptar po viziton rajonin tonë. I jemi mirënjohës që më 7 mars të jemi mikpritës të një kryetari  të një burrshtetasi  shqiptar që është në zemrat tona dhe ëndrra jonë po bëhet realitet është shprehur mes tjerash mësues Lemi.

Sali Salihu profesor i historisë  vizitën e presidentit Nishani e ka    cilësuar mrekulli të Zotit.

“Mrekulli e  vërtet  e Zotit ! dhe e proceseve demokratike,  ja edhe shqiptarët e Kosovës  Lindore, në këtë  ditë do i kenë sytë pishë  e zemrat  dashuri!.

Vizita e  presidentit Bujar Nishani  sjell një  histori të re në vete, një  ditë historike, ku shqiptarët  e  Kosovës Lindore  më 7 mars  2017 do të shënojnë  në analet historisë ,  ku në këtë ditë  është edhe  përhapja e diturisë   dhe e së vertetës demokratike e historike të kombite tonë. Vizita madhështore e shumpritur    në tokën e një gjuhe , gjaku dhe një gjeografie ka thënë  profesori i historisë Sali Salihu.

Vizitën e Presidentit Nishani e kanë komentuar edhe përfaqësuesit  politik e institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për kryetarin e komunës së Bujanocit  Shaip Kamberin vizita e presidentit Nishani është një shpresë për  shqiptarët e diskriminuar të këtij rajoni.

” Shpresojmë që Shqipëria të marrë  përgjegjësi edhe më të madhe ndaj  luginës së Preshevës  dhe në kuadër të mundësive dhe kapacitetve të veta që i ka të bashkëpunimeve rajonale me shtetet   fqinje  të ndihmoj  me projekte konkrete  shqiptarët e kësaj komune  ka thënë Kamberi.

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi madje përmes profilit të tij në facebook ka ftuar qytetarët  shqiptar të  kësaj komune  që bashkarisht të presin  presidentin duke treguar  së bashku mikpritjen shqiptare të kësaj ane.

Ndërkaq  Kryetari  i Këshillit Kombëtar Shiptar Jonuz  Musliu  ka thënë se vizita e presidentit Nishani  është  historike.

“Ardhja e presidentit të republikës së shqipërisë prodhon stabilitet” ka thënë  Jonuz  Musliu.

Belgzim Kamberi   kryetar i KDNJ-së  është shprehur  se kjo vizitë  reflekton përfshirjen  e një shteti shqiptar  edhe në kuptimin politik edhe   që shqipëria sa më shum të përfshihet në çështjen e të drejtave në luginë të Preshevës,  aq më pozitive do të jetë  edhe për realizmin e tyre legjitime ka thënë Kamberi .

Vizita e Presidentit të Shqipërisë  vlersohet  historike nga të gjithë   qytetarët e kësaj ane ngase është vizita e parë që po vizitohet Lugina e Preshevës nga një president shqiptar pas asaj që kishe bërë Enver Hoxha në Beograd në vitin  1928./Lugina Press/