Home Aktuale Varroset mësuesi Sherif Ademi nga Tërnoci

Varroset mësuesi Sherif Ademi nga Tërnoci

2556
0
SHARE

   Në prani të familjarëve,ish nxënëve,  miqëve, kolegëve, veteranëve  të arsimit dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur sot veterani i arsimit,  mësuesi Sherif Ademi  nga Tërnoci.

Mëuesi Sherif,  ndërroi jetë   gjatë ditës së djeshme  më 24  tetor  2021,  pas një sëmundje të gjatë.

I ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Tërnoc.

Në varrimin e tij morrën pjesë, familjarë, ish nxënës të tij, miq,kolegë e veteranë të arsimit dhe qyetetarë të shumtë.

Pas përfundimit të ceremonisë fetare,    u nderua dhe nga shkolla fillore ” Muharrem Kadriu”  ku dhe punoi.

E drejtori i kësaj shkolle Vahidin Iseni duke i shprehur ngushëllimet familjes Ademi, ngriti lartë punën dhe kontributin e mësuesit Sherif.

Për  veprën e mësuesit Sherif  kemi shum çka të flasim, ai siç ka qenë i mrekullueshëm me nxënës ashtu ka qenë edhe me kolegë,  ka thënë mes tjerash Iseni.

Mësuesi Sherif  me vite të tëra ka punuar si mësues i ciklit të ulët në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc i cili ka përcjellur gjenerata të shumta./Lugina Press/