Home OPIONIONE Zgjedhjet në prag, çfarë të bëjë populli?!

Zgjedhjet në prag, çfarë të bëjë populli?!

799
0
SHARE

Nga Shpend Xhelili-Zgjedhjet lokale po edhe parlamentare në Serbi tanimë vetëm sa nuk janë shpallur edhe zyrtarisht.
Me këtë rast, ka filluar që t’i aktualizoj subjektet politike dhe krerët e tyre duke startuar me zhvillimin e një loje pa zbatuar asnjë rregull, asnjë kriter!Situara politike në komunën e Bujanocit që nga viti 2002 e deri më sot ka pësuar shumë ndryshime, po nuk ka prodhuar alternativa, ngase krerët politik po vuajnë nga sindromi i një sistemi autoriar e mbretëror duke i krijuar vetit epitetin e të pamposhturit, e në anën tjetër duke shtypur dhe dhunuar bindjet dhe të drejtën e tjetrit.
I mjerueshëm është fakti kur subjektet politike nuk njohin rregulla vetëm e vetëm për të mbrojtur privilegjet e tyre që i posedojnë, madje të shumfishta.
I mjerueshëm është fakti kur krerët e subjekteve politike pa i mbushur premtimet e tyre, fillojnë me premtime të reja duke u munduar që sa më shpejtë të kaloj amullia dhe presioni i zgjedhjeve, ta grabisin votën e qytetarit e mandej sërish të vazhdojnë me avazin e tyre prej një sistemi autoritar duke mos respektuar të drejtën dhe dinjitetin qytetar.
Gjeneratat e reja po shkollohen, po përparojnë, po jetojnë me sistemin e kohës së re, por për fat të keq, rinia është e kapur nga një sistem i lashtë, i pandryshueshëm e prangues i zhvillimit të jetës normale, duke e dhunuar edhe jetën private të njerëzve me kushtëzime, me agresion politik, vërtetë kjo është mizore ndaj një populli.
Qytetarët e Bujanocit duhet të lirohen nga këto komplekse, duhet të zhvillojnë jetën normale dhe t’i ndalojnë këto fenomene politike që po arrijnë t’i përcajnë familjet, miqësinë, shoqërinë, fshatrat e gjitha shtresat e shoqërisë, vetëm e vetëm që privilegjet megalomane të tyre të jenë të paprekshme!
Jeta ashtu sic ka suksese, pëson edhe humbje, po edhe jeta politike duhet ta njoh humbjen, e pas humbjes nuk duhet të ndihet si e tërbuar e të mundohet të shkatërroj cdo gjë para vetit për arsye se “ai”-“ajo” nuk është në pozitë privilegjuese.
Uroj dhe dua të shpresoj që këto zgjedhje të pranverës së vitit 2016-të, qytetari i komunës së Bujanocit do t’i thotë “stop” tentimeve të krerëve politik të cilët përmes synimeve për të mbetur në kolltuqet e tyre shkaktojnë përcarje mes popullatës shqiptare, mes familjarëve e miqëve!
Dua të besoj se edhe rinia e komunës së Bujanocit është pjekur edhe politikisht dhe nuk do të bie pre e “gjahtarëve” politik që qytetarin e shohin vetëm si material votues, e jo votën si besim e të drejtë të tyre elementare, njerëzore.
Qytetarë i nderuar i Bujanocit, parasegjithash, shoqëria, familja, miqësia është në rend të parë përkitazi bindjeve dhe presioneve politike.

Autori është këshilltar i pavarur  në KK të Bujanocit.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ- Lugina Press.