Radio Televizioni Syri Blue është mediumi i parë që do ti publikoje të dhënat dhe detajet e para për Filmin Artistik Mbreti i Mbretërve “Skanderbeg”.
Ekskluzivisht për RTV Syri Blue në një emision të veçantë do të flasin iniciuesit e filmit ndërkombëtar, Producenti nga Nju Jorku, Valdet Kraja, pronar i kompanisë “Kraja Film-America”, njëherit edhe Producent Ekzekutiv i Projektit “Skanderbeg”, Regjisori me famë botërore Valton Jakupi – Udhëheqës i Kompanisë Filmike International Film Europe si dhe drejtori Ekzekutiv i Projektit “Skanderbeg” për Europë dhe Ballkan dhe Agim Sylejmani, aktivist, aktor dhe shkrimtar.
Në RTV Syri Blue do të shpalosen shumë informacione surprizë rreth projektit të filmit Mbreti i Mbretërve, si dhe do te prezantohet për herë të parë edhe Skenari i filmit.
Deri më tani rreth filmit është folur vetëm në mediat amerikane, në BBC dhe në televizione tjera.
RTV Syri Blue






