Është zhvilluar sot seanca e njëmbëdhjet e Këshillit Komunal të Bujanocit.
Ndër pikat kryesore të kësaj seance sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ishte pika e parë edhe dytë e rendit të ditës.
Propozim Konkluzioni për dhënien e Autopastrueses ndërmarrjes publike”Komunalia” në Bujanoc e cila u aprovua nga të gjithë këshilltarët.
Pika tjetër me rëndësi e kësaj seance ishte propozim konkluzioni për dhënien e enëve dhe kontejnerëve për mbeturina ndërmarrjes publike”Komunalia” në Bujanoc pikë kjo e cila po ashtu u aprovua nga të gjithë.
Ndërkaq në rend të ditës ishin dhe ankesa e klubit të futbollit”Treshenjevka” nga Llapardinca, ankesa e klubit të hendbollit”Mlladost” në Bujanoc, dhe ankesa e klubit rinor të basketbollit”Play 017″ nga Bujanoci ndaj vendimit të komisionit për sport të komunës së Bujanocit, ankesa këto që u refuzuan njëzëri nga këshilltarët komunal.
Ndërkohë u aprovua pëlqimi për vazhdmin e kontratës të disa punëtorëve të cilët punojnë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc e të cilët financohen nga buxheti komëunal i Bujanocit. /Lugina Press/







