Home Aktuale PVD: Dështoi edhe tentativa e fundit për pjesmarrje në seancën e...

PVD: Dështoi edhe tentativa e fundit për pjesmarrje në seancën e nesërme

892
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc nuk do të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar të 12 shtatorit e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës për formimin të Asociacionit Luginë.
Në kumtesën e PVD-së dega në Bujanoc tregohet shkaku i mospjesamrrjes së tyre në kuvend.
Jonuz Musliu, sot, përsëri ka refuzuar iniciativën e shefit të grupit të këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafa, që në seancën e radhës të Kuvendit komunal të Bujanocit të aprovohet vendimi që komuna e Bujanocit do t’i bashkangjitet asociacionit për të cilin, të shtunën, me gjasë do të merret vendim për ta krijuar”.
“Në takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit komunal, në të cilin ishin prezent edhe shefat e grupeve serbe të këshilltarëve, Musliu, bën hajgare me kërkesën që Kuvendi i Bujanocit të deklarohet a do t’i bashkangjitet Asociacionit komuna e Bujanocit:.
Me këtë dështoi edhe tentativa e fundit që PVD të merrë pjesë në seancën e nesërme thuhet mes tjerash në kumtesën e lëshuar nga PVD.