Home Aktuale Partia Demokratike-Dega në Medvegjë përmbyll fushatën zgjedhore

Partia Demokratike-Dega në Medvegjë përmbyll fushatën zgjedhore

992
0
SHARE

Me intonimnin e himnit kombëtar, në prani të qindra qytetarëve të Medvegjës të cilët përkohësisht jetojnë në Fushë Kosovë, PD ka mbajtur fushatën parazgjedhore në Fushë Kosovë.Salla e shtëpisë së Kulturës në këtë qytet ishte shumë e vogël për ti zënë gjithë ata medvegjas që kishin ardhur për ta ndëgjuar dhe përkrahur Platformën dhe Programin e PD-së.

Programin zgjedhor të PD-së para më shumë se 500 medvegjasve e shpalosi Bajram Mustafa, kryetar i Degës në Medvegjë, së bashku me z.Femi Beha nga Gurpi qytetar që së bashku me PD-në garojnë me numrin 2.

Këtë fushat zgjedhore e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Bujanocit njueherit kryetar i kësaj partie, i cili ju bëri thirrje medvegjasve që kësaj radhe të votojnë shqip të votojnë numrin 2.Ai gjithashtu i njoftoj medvegjasit se të shtunen më 12 shtator në Preshevë do të themelohet Asociaconi i komunave shqiptare në Serbi, sipas ti ky është një proces i pandalshëm.

Për kontributin e medvegjasve në të gjitha periudhat e historise në Kosovë elaboroi profesori universitar z.Sabri Ramabaja i cili po ashtu është me prejardhje nga Medvegja.

Në këtë takim në cilësin e musafirëve të ftuar, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Klubit “Trojet “në krye me prof.dr.Gani Jashari zv.kryetar si dhe kryesia e forumit rinor”Medvegja Forum”

Vlen të theksohet se zgjedhjet e parakoshme lokale në Medvegjë do të mbahen të dielen më 13 shtator.Organizimi transpotit me autobusë do të jetë falas.Autobusët do të nisen nga Matiqani, Bardhoshi, Hajvalia, Fushë Kosova në ora 7 ndërsa do të grumbullohen në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.Nga Prishtina autobusët në drejtim të vendvotimeve do të nisen në ora 8:00.Kalimin në kufi do të e monitorojnë përfaqësuesit e OSBE-së.

Ne zgjedhjet e së dielës garojnë gjithsejt 5 lista, 2 shqiptare dhe 3 lista serbe.

“Medvegja Forum” si organizat jo qeveritare me seli në Prishtinë e pa anshme politikisht, i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje në këtë mënyr i japim legjitimitet përfaqësusve tan në Kuvendit Komunal.Apelojmë te subjektet politike shqiptare që nga ky proces shqiptarët të jen fitusit dhe të dalim faqebardh.