Athletico Madrid dhe Real Madrid kanë barazuar në derbin madrilen 2-2.
Athletico Madrid nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që të marr kreun e La Ligas spanjolle pasi që ka barazuar në shtëpi kundër Real Madridit me rezultat 2-2.
Kështu edhe këtë javë Real Madrid do të mbetet në vend të parë me 3 pikë më shumë se Athletico që është në vendin e dytë.
Benzema shënoi që në minutën e 2-të ta takimit ndërkaq rezultatin e barazoi në minutën e 28 Koke.
Athletico Madrid kaloi në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë. Realizator ishte Gabi.
Në pjesën e dytë e tëra që u arrit në këtë derbi ishte goli i barazimit i Cristano Ronaldos në minutën e 82 –të të takimit.






