Home Aktuale Pastrohet liqeni i Badocit

Pastrohet liqeni i Badocit

763
0
SHARE

Qytetarë të shumtë, jo vetëm nga Prishtina, të përgatitur e të papërgatitur, pastruan shtratin e liqenit të Badocit, përkundër reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta.

Mal Gashi, ndihmës i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë bashkë me kolegët e tij, e filluan ndër të parët pastrimin, për t’iu bashkuar më pas edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, pjesëmarrës të institucioneve qendrore e lokale, studentë, e nxënës, fëmijë e të rritur.

“Deri sa të jetë i fundit na do të jemi prezentë dhe për shkak të kohës na nuk do të thotë se do ta ndërprejmë, shiu është i mirëseardhur këto ditë, për neve nuk do të jetë shumë pengesë kjo që të bjen shi”, thotë Gashi, transmeton KP.

Edon Muhaxheri, zëdhënës nga “Iniciativa uji po vjen, hajde edhe ti”, thotë se pavarësisht kushteve atmosferike qytetarët ju kanë bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në këtë iniciativë.

“Këtu kemi shumë ndihmesë prej Hortikulturës, prej Pastrimit, kanë ardhë edhe polic, është shuam ndjenjë e mirë me i pa të gjithë qytetarët së bashku tu punu”, shprehet Muhaxheri.

Aksione të tilla do të organizohen në të gjithë Kosovën, e jo vetëm në Badoc, thotë Alush Sdikaj, këshilltari i ministrit, Dardan Gashi, në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

“Thirrja ime kishte me qenë, drejtuar qytetarëve, që mos të ketë nevojë për aksione të tilla por të kenë kujdes ku i hedhin mbeturinat dhe si do të menaxhojnë me mbeturinat sepse kjo është me të vërtetë një skemë rrëqethëse për ta parë, për shkak të pakujdesisë së qytetarëve”, thotë Sadikaj.

Ky aksion është organizuar për të bërë pastrimin final të shtratit të liqenit të Badocit, pas një sezone të thatë dimërore, pasi në dy liqenet që furnizojnë kryeqytetin me ujë, ai i Badocit dhe Batllavës ka rënë shumë niveli i ujin, e më pas kanë dalur mbeturina në sipërfaqe.

LEAVE A REPLY