Home Aktuale Pakistan, sulm kamikaz në një shkollë, më shumë se 100 të vdekur,...

Pakistan, sulm kamikaz në një shkollë, më shumë se 100 të vdekur, mes tyre 84 fëmijë

794
0
SHARE

Masakër në një shkollë ushtarake në Peshawar, qyteti veriperëndimor I Pakistanit. Një grup talebanësh ka vrarë rreth 104 persona mes tyre 84 fëmijë. Sulmi është drejtuar nga të paktën 6 kamikazë të cilët kishin armatime të rëndë.

Mediat shkruajnë se talebanët kanë nisur shkëmbimin e zjarrit me ushtrinë e cila kishte rrethuar zonën. Më pas një nga talebanët ka vendosur të hedhë veten në erë brenda godinës.

Forcat e ushtrisë thanë se shumica e 500 studentëve të shkollës janë evakuar, ndërsa nuk dihet qartë se sa është numri i personave që mbahen peng, informon BBC.

1