Home SPORT Scolari: Stilit të Barcelonës po i vjen fundi

Scolari: Stilit të Barcelonës po i vjen fundi

994
0
SHARE

Kur duhen edhe rreth 3 muaj nga starti i Botërorit, trajneri i Brazilit, Luis Felipe Scolari zbulon pritshmëritë e tij për evenimentin më të madh futbollistik të planetit. Mes të tjerash, Felipe flet edhe për stilin e lojës së Barcelonës duke mos kursyer elozhet për katalanasit.

“Lojtarët e Barcelonës janë të kompletuar në çdo aspekt dhe kjo ka bërë që të gjithë të analizojnë atë që ata kanë treguar dhe po tregojnë në fushë me stilin e tyre të veçantë. Gjithsesi, dua të theksoj se ky stil loje mund të aplikohet vetëm për një periudhë të caktuar kohe sepse trajnerët kundërshtarë i kanë studiuar dhe tashmë po marrin masat”.

Në vijim, tekniku i 5 herë kampionëve të botës komenton edhe mundësinë e suksesit në një Botëror për një kombëtare afrikane.

“Për skuadrat nga Afrtika është shumë e vështirë që ta fitojnë këtë turne sepse mundësitë më të mëdha i kanë vendet ku futbolli është më i zhvilluar. Aktualisht nuk mendoj se një skuadër nga Afrika apo Azia mund të triumfojë në Botëror sepse nuk i kanë mundësitë reale”.

Pyetja e fundit lidhet pashmangshmërisht me suksesin e vitit 2002 në Japoni dhe Scolari nuk e mohon se ajo skuadër ishte më eksperte se Brazili që drejton aktualisht.

“Gjatë vitit 2002 kisha në dispozicion një skuadër me më shumë eksperiencë, por të mos harrojmë se Brazili që po stërvis tani ka më shumë entuziazëm. Eksperienca rezultoi një faktor kyç në suksesin që arritëm, por ku i dihet, këtë herë mund të rezultojë vendimtar entuziazmi që ka ky grup”.

LEAVE A REPLY