Home Aktuale Kryetari i KK-së në Bujanoc shpërndanë maska mbrojtëse në shkollat fillore(video/foto)

Kryetari i KK-së në Bujanoc shpërndanë maska mbrojtëse në shkollat fillore(video/foto)

1091
0
SHARE

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme ka shpërndarë maska mbrojtëse.

Duke filluar nga shkolla fillore”Muharrem Kadriu” nga Tërrnovci, kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit i shoqëruar nga sekretareja e Kuvendit Nermine Aliu, sot kanë bërë shpërndarjen e maskave mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore të Bujanocit.

Në fokus të Lugina Press ishte shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc duke bërë shprëndarjen e maskave.

Me këtë rast për shkollën fillore”Muharrem Kadriu” janë ndarë 2300 maska mbrojtëse.

Drejtori i këtij instistucioni arsimorë me mësim në gjuhën shqipe Naser Zairi falënderoi kryetarin Enver Ramadani që në këtë kohë pandemie kanë menduar për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

Sipas fjalëve të drejtorit Naser Zairi deri tek  ky projekt ka ardhur pas kërkesës së tij në një bised telefonike me sekretaren e Kuvendit Nermine Aliu  e cila i ka sugjeruar për një kerkesë zyrtare e cila është miratuar dhe nga kjo  kanë përfituar edhe shkollat tjera.

Ndërkoh Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani tha se ne e kemi obligim të kujdesemi për nxënësit përshkak se ata janë e ardhmja jonë dhe po shpresoj se edhe në të ardhmen vijmë edhe me projekte tjerë edhe më të mira.

E projektin në fjalë e kanë mirëpritur dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani për shkollat fillore të kësaj komune janë ndarë 15.000 maska mbrojtëse  për nxënësit dhe 6070 sosh për mësimdhënësit.

Sipas këtrij raporti del se komuna e Bujanocit sot ka ndarë mbi 21 mijë  maska mbrojtëse për arsimin fillorë./Lugina Press/