Home SPORT Dortmundi rimerr vendin e dytë, zhgënjen Leverkusen

Dortmundi rimerr vendin e dytë, zhgënjen Leverkusen

1204
0
SHARE

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të pastër në Signal Iduna Park përballë Nurenberg, që rezistoi për 51 minuta pa pësuar gol për t’u dorëzuar më pas para furisë verdhezi. Miqtë nga bavaria zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke mos u lënë hapësira sulmuesve vendas, par 6 minuta nga strarti i fraksionit të dytë Mats Humels shtyu thuasje në vijën fatale topin e kthyer nga portieri Shafer pas goditjes me kokë të Lewandowskit. Zhbllokimi i rezultatit e cliroi piskologjikisht Borusias, që mori më pas frenat e lojës. Pa minuta më pas Henrik Mkitarian dyfishoi shifrat, por për anësorin pozicioni i armenit ishte i parregullt. Gjithsesi Dortmundi e gjeti golin e sigurisë në minutën e 64 me të zakonshmin Robert Lewandowski, i cili nuk fali në një rast të volitshëm brenda zonës. Loja në minutat e mbetura u bë edhe më hapur, pasi Nurenberg nuk kishte më cfarë të humbiste, por Dortmundi iu afrua sërish golit me Mktitarian në të 73. Gjithsesi 24-vjecari num mund të gabonte në të 83 pas asistit të Hofman. Ky rezultat i dha mundësinë formacionit të Jurgen Klopp të rifitonte vendin e dytë në Bundesligë, duke përfituar nga humbja 1-0 e Bayer Leverkuzen me Mainzin.

Në sfidën mes Werder Bremenit dhe Hamburgut, që u zhvillua në Weserstadion, vendosi goli i Junuzovic në minutën e 19, duke u dhënë tri pikë të cmuara vendasve që i largohen zonës së ftohtë, ndërsa veriorët duhet të shtrengojnë dhëmbët në sfidat e ardhshme për të shmangur rënien nga kategoria. Në takimet e tjera Augsburg – Hanover dhe Branzhvajg – Borusia Munshengladbah përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1.

LEAVE A REPLY