Home SPORT Simeone për derbin: Reali, favorit

Simeone për derbin: Reali, favorit

984
0
SHARE

“Reali është favorit, vjen në Calderon pas triumfit me Schalken, është lider në kampionat dhe ndodhet në momentin më të mirë”.

Me këto fjalë doli para gazetarëve tekniku i Atleticos së Madridit, Diego Simeone, duke folur për derbin e kryeqytetit e duke nënvizuar se është logjike që Los Blancos të konsiderohen favoritë për sa kohë janë komandantët e Primeras.

“Jemi të përqëndruar maksimalisht te derbi. E dimë që na mungojnë disa gjëra, por duhet të vazhdojmë punën për të ecur përpara. Deri tani kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë, por vlerësimin do ta marrim kur kampionati të përfundojë”.

Ka qënë një javë e vështirë për Los Colchoneros pas disfatës në Pamplona, një humbje që sigurisht ndikon edhe në moralin e djemve të Simeones përpara një takimi kaq të rëndësishëm, që nuk vlen vetëm për pikët, por edhe për nderin kur bëhet fjalë për derbin me rivalët e përjetshëm.

“Nuk mundëm të reagonim kundër Osasunas. Gjithmonë pas një disfate është i vështirë rikuperimi për ekipin. Gjatë javës kemi punuar shumë për ta lënë pas zhgënjimin dhe për të rilindur me entuziazëm”.

Një koment i shkurtër në fund nga tekniku argjentinas për sfondin historik. Kanë kaluar gati 15 vjet nga fitorja e fundit e Atleticos në Calderon me Realin përballë.

“Këtë lloj motivimi nuk e preferoj për skuadrën time”.

LEAVE A REPLY