Sonte nga ora 21,00 do të boksoj Shefat Isufi në Magdeburg të Gjermanisë per Titullin botëror të IBF kundër kundër gjermanit Dennis Ronert ndërkaq ndeshja dot transmetohet live në Internet në www.ran.de .
Boksieri nga Tërnoci i Bujanocit Shefat Isufi, sonte do të zhvilloj meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij të profesionistit në Magdeburg të Gjermanisë. Isufi do të sfidoj titullin IBF-Youth kundër gjermanit Dennis Ronert. Të dy boksierët janë të pamposhtur deri më tani, ku Isufi në 14 meçe profesioniste ka rekord prej 12 fitore (8 KO) dhe dy barazimeve, ndërsa Ronert ka 19 meçe profesioniste, të gjitha fitore (14 KO).
Isufi bokson në kategorinë gjysëm të rënd, por ai këtë sfidë e ka pranuar në kategorinë kruzer. Dueli do të jetë parameç, i Robert Stieglitz dhe Artur Abraham i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. /LuginaPress/






