Portieri i Atletico Madrid, Courtois analizon sezonin, të ardhmen dhe mbi të gjitha ndeshjen e kësaj fundjave kundër Realit të Madridit që mund të rezultojë një pikë kyçe për llogaritë që do të bëhen pas javës së fundit.
“Derbi do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne sepse Reali është rikthyer në nivele të larta dhe po zhvillon ndeshje shumë të mira. Objektivi jonë është që të marrim maksimumin por ju siguroj që do të jetë një ndeshje e madhe. Në ndryshim nga ndeshja e parë, Reali duket se po i aplikon me sukses idetë e Ancelottit. Ata janë më të sigurt në mbrojtje. Ndeshjet e Kupës të cilat i humbëm nuk do të ndikojnë aspak te ne sepse e rëndësishme në futboll është të mendosh për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Çelësi për të fituar këtë ndeshje do të jetë mbrojtja sepse reparti që do të bëjë më pak gabime ka edhe mundësinë për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë”.
Tifozët kërkojnë një përgjigje nga portieri belg për të ardhmen dhe ai përgjigjet me diplomaci rreth kësaj teme.
“Unë nuk e kam marrë ende një vendim sepse nuk dua të nxitohem. Mendoj ta mbyll me sukses këtë sezon por dua të theksoj se kartonin tim e zotëron Chelsea. Kam një kontratë me skuadrën londineze dhe vendimin do ta marrim bashkë me ta. Atletico dëshiron që unë të qëndroj, ndërsa Chelsea nga ana tjetër do që të rikthehem. Unë do të marr një vendim në bazë të faktit se ku ndihem më mirë. Reali më kërkon? Më parë duhet të bisedojë me Chelsean”.
Në fund, gardiani flet edhe për eksperiencën e parë në një botëror sepse Belgjika e tij do të udhëtojë në Brazil 2014 si një nga skuadrat me më shumë talente në përbërje.
“Kemi shumë lojtarë cilësorë në skuadrën tonë. Kundërshtari më i madh në grup është Rusia pasi Algjeria dhe Koreja e Jugut kanë pak eksperiencë në këtë kompeticion. Objektivi jonë është që të evitojmë vendin e dytë sepse mund të evitojmë një kundërshtar të mundshëm si Gjermania”.






