Home Shëndeti 3 fakte të pazakonshme mbi trurin e femrës

3 fakte të pazakonshme mbi trurin e femrës

1386
0
SHARE

Femrat më së shumti shpenzojnë para kur janë në fazën e ovulimit, ndërkaq më së paku kur i kanë menstruacionet.

Hormonet bëjnë çudira

Truri i nënës, truri i femrës janë gjëja më e pazakonshme. Kur t’i vështroni nga këndi i hormoneve, këto substanca magjike ndikojnë shumë në mënyrën se si funksionon truri i gjinisë femërore. Këto fakte të pazakonshme janë në trurin e femrës, transmeton Telegrafi.

PARAJA
Femrat më së shumti shpenzojnë para kur janë në fazën e ovulimit, ndërkaq shpenzojmë më pak kur i kanë menstruacionet.

LINDJA
Kimia, në bazë të së cilës funksionon truri i femrës, ndikon kështu: kur femrat janë duke lindur te to zgjohet kujdesi ekstrem. Madje edhe pse janë nën ndikimin e barnave qetësuese, nën anestetike, nën dhembje të mëdha, ato mund të dëgjojnë qartë çdo gjë që ndodhë rreth tyre dhe i vërejnë edhe imtësitë më të vogla.

INTERESIMI
Niveli i hormonit oksitocinë tek femrat pas moshës 50-vjeçare bie. Kjo ulje e nivelit të këtij hormoni mund të ndikojë që femrat sërish t’i ripërtërijnë interesimet që kanë të bëjnë me karrierën apo me gjërat për të cilat kanë qenë të interesuara edhe para se të bëhen nëna.