Në Bujanoc është hapur sot Info Biznis Qendra, në kuadër të projektit për njohuri dhe aktivitetet e të rinjëve drejt punësimit.
Projektin në fjalë po e implementon Iniciativa qytetare në Bujanoc. Info Biznis Qendra është një qendër e posaçme e cila do të shërbej si ndihmë teknike organizatave jo qeveritare, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme për plotësimin e dokumenteve dhe të projekteve të ndryshme ka thënë koordinatorja e projektit Nermine Aliu.
Koordinatorja Nermine Aliu po ashtu bënë të ditur se kjo qendër do të jetë e hapur dy herë në javë në zyrën për të rinjë në Bujanoc.
Me këtë rast po ashtu janë ndarë çertifikata për pjesëmarrësit nëpër trajnime të ndryshme në kuadër të projektit si dhe janë ndarë vërtetime për ata të cilët kanë përfunduar me sukses praktikën nëpër ndërmarrje private. /Lugina Press/











