Home Aktuale Publikohet libri “Rep Music Language” i autores Yllka R. Imeri ngaTërnoci

Publikohet libri “Rep Music Language” i autores Yllka R. Imeri ngaTërnoci

711
0
SHARE

Më 19 Nëntor 2018 publikohet libri  “Rep Music Language” i autores Yllka R. Imeri nga shtëpia botuese LAMBERT në Gjermani.

Libri është studim gjuhësor në fushën e Fonetikës. Libri “Rep Music Language” është në gjuhën angleze. Objekt studimi i këtij libri është gjuha e repistëve.

Imeri është asistente e regullt në Fakultetin e Filologjisë në degën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Gjakovës. Për autoren ky është libri i saj i dytë në karierën e krijuar deri më tani.

Autorja thekson se studimi ka për qëllim: transkriptimin e këngëve, aktin e veçantë të komunikimit, ndikimin e gjuhëve të huaja në tekstet e kënduara.

E veçanta e këtij punimi është studimi i Trokut dhe Morave që i përkasin fushës Fonetike.

Studimi i autores Imeri trajton mjetet gjuhësore të përdorura për tekstet e këtyre këngëve. Në kuadër të këtij studimi trajtohen elementet fonetike dhe fonologjike përfshirë elementet mbisegmentore, por edhe tërësinë e varieteteve të shfrytëzuara.

https://www.morebooks.de/store/gb/book/rap-music-language/isbn/978-613-9-91732-7?fbclid=IwAR3vt1OyiMZ8OeP0DLpqnGHza0Bd-FZwxVRxsPErLbt40mjlmQffJ6S_y3o