Home Aktuale PDSH shënoi 25 vjetorin e Referendumit 1 dhe 2 mars të vitit...

PDSH shënoi 25 vjetorin e Referendumit 1 dhe 2 mars të vitit 1992

1105
0
SHARE

Partia Demokratike Shqiptare shënoi sonte 25 vjetorin e mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, në selinë e saj. Të pranishëm në këtë manifestim ishin Kryetari i PDSH-së, Kryetari i nderit, strukturat e partisë të dalura nga Kuvendi i gjashtë zgjedhor si dhe simpatizues të shumtë.


Të pranishmëve me këtë rast ju drejtua kryetari i partisë Ragmi Mustafa i cili foli për rëndësinë e kësaj date historike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duke rikonfirmuar angazhimin dhe përpjekjet e Partisë Demokratike Shqiptare që ky vullnet i shprehur me 1 dhe 2 mars të vitit 1992 të jetësohet me forma demokratike.
Poashtu të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari i nderit të partisë Zeqirja Fazliu, i cili foli rreth organizimit të Referendumit dhe vështirësitë me të cilat ballafaqoheshin votuesit në atë periudhë. Ai theksoi se edhe përkundër presioneve të shumta të regjimit të asaj kohe, me vullnetin e tij populli në mënyrë plebishitare u deklarua se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkojnë autonomi politiko-teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Ky manifestim i sontëm u shënua me një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.