Home Aktuale Solemnisht u shënua sot përvjetori i 56 i Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë

Solemnisht u shënua sot përvjetori i 56 i Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë

805
0
SHARE

Në mënyrë solemne drejtoria e  Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë shënoi ditëlindjen e 56 me radhë të këtij institucioni arsimor mjaft të rëndësishëm në komunën e Preshevës. Manifestimi i sotëm u shënua  me program kulturo-artistik  në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë.

Ditëlindja e 56 e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë si institucion mjaft i rëndësishëm për komunën tonë u shënua në mënyrë solemne me mjaft modesti. Të pranishëm në këtë eveniment ishin veteran të arsimit, mësimdhënës e drejtor të institucioneve komunale.  Me një minutë heshtje e filloi manifestimi ku më pas para të pranishmëve foli drejtori i këtij institucioni zoti Nadër Sadiku për sfidat, sukseset dhe arritjet e kësaj shkolle si institucion arsimor në vend. Po ashtu gjatë fjalimit të tij u theksuan dhe aktivitetet e shumta të zhvilluara për këtë periudhë kohore si drejtues i ri i kësaj shkolle. Drejtori Sodiku në fund u uroi gjithë të pranishmëve ditën e shkollës duke shpresuar se vitet vijuese të jenë edhe më të suksesshme se këtë që i lamë pas.

Drejtoria e kësaj shkolle në kuadër të këtij evenimenti ishte përkujdesur të nderoj gjithë kontribuuesit në këtë shkollë me mirënjohje modeste si ish drejtorin e kësaj shkolle zotin Abdurrahman Zylfiun për kontributin e dhënë si mësimdhënës dhe drejtor si  dhe profesorin tani në pension zotin Rafet Murtezin. Në kuadër të këtij manifestimi pati program kulturo-artistik për përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.