Home Aktuale Gjermania deportoi edhe 155 aziklërkues kosovarë

Gjermania deportoi edhe 155 aziklërkues kosovarë

779
0
SHARE

Sot janë kthyer nga Gjermania edhe 155 azilkërkues kosovarë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se 155 persona sot në mëngjes kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Sipas informacioneve që kemi, 55 persona janë kthyer sot nga Dyseldorfi i Gjermanisë në mënyrë kolektive me përcjellje”, ka thënë Daut Hoxha, për portalin Koha, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Ndërsa 100 persona tjerë janë kthyer vullnetarisht me avionë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Gjermanisë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, edhe të martën nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhe për në Kosovë janë nisur 121 kosovarë, kanë raportuar dje mediet gjermane. Të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Ëürttemberg, deklaruan autoritetet atje.