Home Aktuale Veseli në Strasburg, diskuton për integrimet evropiane

Veseli në Strasburg, diskuton për integrimet evropiane

6
0
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjendet në Strasburg ku edhe po fillon takimi i shtatë ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova.

Sipas tij, i pari në radhën e takimeve tejet të rëndësishme është takimi me Kryesuesin e PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula.

“Në takime do të diskutohet për progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen e Kosovës në Programet e BE-së. Angazhimi maksimal i të gjitha institucioneve në rrugën e euro-integrimeve, do të sjellë rezultate për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.