Home LAJME OSBE nga Vjena reagon për rastin e gazetarit të INA

OSBE nga Vjena reagon për rastin e gazetarit të INA

75
0
SHARE

OSBE ka shprehur shqetësime për rastin e sulmit dhe moslejimin e kryerjes së detyrës të gazetarit të INA, Fërgim Demiri në Manastir.

Ky reagim ka ardhur nga selia e OSBE-së në Vjenë dhe komesarja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç. Ajo përmes një komunikate ka theksuar se gjatë javës së fundit në Shkup dhe Manastir në mënyrë verbale janë sulmuar gazetarë, janë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e punës së tyre.

“Kërcënimet më të fundit të gazetarëve janë shumë shqetësuese. Mediat duhet patjetër të shmangen nga kërcënimet për t’u mundësuar që ata të shprehin qëndrime të pavarura, kritike dhe pluraliste në shoqëri. I bëjmë thirrje autoriteteve që të hetojnë të gjitha këto sulme dhe të mundësojnë atmosferë të shëndoshë e cila do të garantojë siguri për gazetarët”, ka deklaruar Dunja Mijatoviç.

Ajo ka porositur që gazetarët duhet të mbështesin njëri tjetrin në punën e tyre. Një pjesë e mediave shqiptare ka heshtur lidhur me sulmin e gazetarit të INA-s në Manastir, duke mos denoncuar dhunën dhe duke mos u solidarizuar me kolegun tonë.

Gazetari i INA-s, Fërgim Demiri të shtunën është penguar në kryerjen e detyrës së tij në Qendrën për Kulturë në Manastir dhe se sigurimi i kësaj qendre e ka nxjerrë ate jashtë sallës duke e fyer dhe tërhequr zvarrë.

Gazetari Demiri ka theksuar se ishte  vonuar për 5 minuta dhe se pasi që ka mbërritur në Qendrën Kulturore ai është penguar duke mos u lejuar të hyjë me arsyetim vonese. Gazetari duke insistuar në shpjegime, është nxjerrë jashtë dhunshëm dhe është fyer. Por pas reagimit dhe alarmit të këtij sulmi ka reaguar

ky institucion kulturor duke u arsyetuar se gazetari Demiri kishte ardhur me vonesë në sallën e kulturës dhe se me këtë kishte tentuar që të hyjë në sallë për të ndjekur një monodramë në kuadër të festivalit ndërkombëtarë të monodramës. (INA)

Gazetari i INA-s në Manastir sulmohet dhe pengohet të kryejë detyrën