Home Aktuale Bujanoc: PD dorëzon listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”

Bujanoc: PD dorëzon listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”

157
0
SHARE

Partia Demokratike  ka dorëzuar sot  nënshkrimet në Komisionin Komunal Zgjedhorë për çertifikimin e  listës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale  të 26 prillit.

Anëtarë të Partisë Demokratike në Bujanoc kanë dorëzuar komisionit komunal zgjedhor dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 26 prill të këtij viti me listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”.

“Edhe kësaj here është dëshmuar se PD është parti e madhe, serioze, ka një elektorat lojal, i cili iu është përgjigjur thirrjes sonë për ta përkrahur listën e PD-së.  Në një afat rekord prej vetëm 9 orëve, PD ka arritur të grumbullojë rreth 1400 nënshkrime, të cilat kalojnë pragun prej 1230 nënshkrimeve”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas këtij njoftimi PD edhe në këto palë zgjedhje do të dalë me 41 këshilltarë të mundshëm për kuvendin komunal.

“Interesimi i madh i qytetarëve për ta përkrahur listën që u manifestua ditën e djeshme, dëshmon për seriozitetin e Partisë Demokratike, e cila padyshim do të dalë e para dhe do të jetë bartëse e pushtetit komunal në Bujanoc për katër vjeçarin e ardhshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim./Lugina Press/