Home LAJME Moskë, treni del nga shinat. 10 të vdekur dhe 95 të plagosur

Moskë, treni del nga shinat. 10 të vdekur dhe 95 të plagosur

782
0
SHARE

​Dhjetë persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 95 janë plagosur nga dalja e një treni nga shinat në metronë e Moskës. Aksidenti ka ndodhur në linjën Arbatsko-Pokrovskaja, ku një tren ka dalë nga binarët për 200 metra në stacionin Sllavianski Bulvar.

200 persona të tjerë janë ndihmuar të dalin nga mjediset e tjera të trenit.

Në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetëra ambulanca, mjekë dhe 3 helikopterë, të cilët transportuan të plagosurit në spitalet e qytetit.

Frika ka qenë e madhe, pasi treni doli nga shinat pranë një linje të tensionit të energjisë së lartë. Për momentin nuk bëhen të ditura arsyet.

Aksidenti shkaktoi ankth, edhe për shkak të frikës së atentateve, si ato që goditën Moskën në 2010-ën (38 të vdekur).

LEAVE A REPLY