Home EKONOMI Zvicër: Papunësia ulet në 3.0%

Zvicër: Papunësia ulet në 3.0%

778
0
SHARE

Në muajin maj në qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës prisnin punë 130.310 të papunë, ose 6777 më pak se në muajin prill

Në muajin maj papunësia në Zvicër ka shënuar shkallën më të ulët gjatë këtij viti. Nga 3.2 për qind sa ishte një muaj më parë, ajo ka rënë në 3.0 për qind, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO). Edhe në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, shkalla e papunësisë është më e ulët. Bëhet fjalë për 980 të papunë më pak.

Në fund të muajit maj në qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës (RAV) prisnin punë 130.310 të papunë, që paraqet numër 6777 më të vogël të të papunëve në krahasim me atë të muajit prill. Marrë në përgjithësi, gjatë muajit maj në Zvicër kanë kërkuar punë 184436 persona.
Ekonomistët kishin planifikuar mesatarisht një shkallë papunësie prej 3.1 për qind për muajin maj, shkruan srf.ch.

Në trendin pozitiv të uljes së papunësisë bie në sy se kjo vlen posaçërisht për të rinjtë. Kështu, te personat nga mosha 15 deri 24 vjeçare ka pasur rënie të shkallës së papunësisë për 7.9% krahasuar me muajin prill dhe 6.5% krahasuar me majin e një viti më parë/.albinfo.ch/.