Home MAGAZINA Zhveshja e Olivia Wilde, ajo që kishin pritur meshkujt (Video)

Zhveshja e Olivia Wilde, ajo që kishin pritur meshkujt (Video)

786
0
SHARE
Në filmin “Third Person”, Olivia Wilde luan njërin nga rolet kryesore krahas Liam Neeson, ndërsa për nevojat e filmit ajo është zhveshur e tëra.

Aktorja aktualisht është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërsa xhirimet e këtij filmi janë bërë para se ajo të mbetej shtatzënë.

Filmi përcjell tri tregime dashurie që zhvillohen në Paris, Romë dhe New York, ndërsa Wilde dhe Neeson ndodhen në kryeqytetin francez.

Pasi Liam ndahet nga gruaja (që e luan Kim Basinger), fillon një lidhje romantike me Olivian, ashtu që në ekran prezantohen disa skena provokuese, në të cilat ajo është lakuriq e tëra.

Në film luajnë edhe James Franco, Mila Kunis, Adrien Brody, Maria Bello etj., megjithatë ky film ka marrë kritika shumë negative përkundër emrave të njohur që luajnë në të.